Kurti takon Scholzin: U dëshmuan marrëdhëniet e forta Kosovë-Gjermani
BKT
Lajme

Kurti takon Scholzin: U dëshmuan marrëdhëniet e forta Kosovë-Gjermani

SH.Ç/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Berlin. Kurti ka thënë se në takimin me shefin e qeverisë gjermane janë dëshmuar marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe vizioni i përbashkët si socialdemokratë për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.

Kurti ka thënë se ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së, për të cilën tha se fokus i bisedës ishte fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Gjermani. Kurti është takuar edhe me mërgatën atje, për të cilët tha se i ka informuar për zhvillimet në vend.


MË SHUME NGA Lajme