15:09 / 11.12.2023
Kaosi dhe tymueset në Kuvendin e Shqipërisë
ATSH
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, pas kaosit që krijuan në seancën e së enjtes së shkuar ku u miratua buxheti për vitin 2024 dhe paketa fiskale.
Deputetët, të cilët nuk u lejuan nga Garda të bllokojnë foltoren, nisën t’i bien tavolinave dhe ndezën tymuese, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi për votim pikat e rendit të ditës.
Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.
PS ka kërkuar përjashtimin nga seanca të Ervin Salianjit, Asllan Dogjanit, Isuf Çelës, Bledion Nallbatit, Lefter Gështenjës dhe dy deputetëve të tjerë.























