07:21 / 12.12.2023
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën veriperëndimore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/11°C
- Zonat e ulëta 8/17°C
- Zonat bregdetare 10/18°C























