15:26 / 12.12.2023
Sonte ndezen qirinj për avokatin e Veselit e Haradinajt, Andrew Strong
M.P. / RTKlive
Sonte do të ndezen qirinj në Prishtinë në kujtim të avokatit tashmë të ndjerë të Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, Andrew Strong.
Përkujtimi do të mbahet pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, teksa organizatorë janë ideatorët e nismës “Liria ka emër”.
Avokati Andrew Strong, i cili ishte pjesë e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, ka ndërruar jetë të hënën. Ky lajm është pritur me pikëllim në Kosovë, pasi avokati Strong ishte i lidhur ngushtë me luftën e UÇK-së dhe me shqiptarët dhe fliste gjuhën shqipe.























