09:16 / 13.12.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira të dendura dhe reshje shiu
rtsh.al
Anticikloni i Azoreve vijon të avancojë më tej drejt gjerësive të Mesdheut, duke sjellë me vete ajrin e ngrohtë ku presim temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare të dendura dhe reshje shiu të përqendruara në veri, zona qendrore dhe jugu do të jenë me vranësira dhe kthjellime. Era do të fryjë me drejtim juglindje, me shpejtësi 10-20 m. në sekond, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 4/13°C,
Zonat e ulëta 10/19°C,
Zonat bregdetare 12/20°C.























