Osmani: Paqja e siguria, themele të së ardhmes së Ballkanit
BKT
Lajme

Osmani: Paqja e siguria, themele të së ardhmes së Ballkanit

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se paqja dhe siguria janë themele të një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani, përmes platformës ‘X’ ka falënderuar kryesuesen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjithë kryetarët të tjerë të komisioneve parlamentare anembanë Evropës për mbështetjen që po i japin Kosovës.

Tutje, ajo vuri në dukje se paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes, derisa bëri thirrje që masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Faleminderit @aliciakearns dhe të gjithë kryetarët tjerë anembanë Evropës për mbështetjen tuaj. Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!”, ka shkruar presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme