Mustafa: Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike
BKT
Lajme

Mustafa: Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike

Sh.Ç/RTKlive

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Mustafa, është shprehur se Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, pa u ofruar zgjidhje të qëndrueshme.

“Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme