Aktakuzë kundër katër serbëve të veriut, hodhën bomba në zyrat e KQZ-së
BKT
Lajme

Aktakuzë kundër katër serbëve të veriut, hodhën bomba në zyrat e KQZ-së

M.Sh/RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër katër të pandehurve M.M, A.V, D.P dhe M.V për veprën penale “kryerja e veprës terroriste”, që lidhet me hedhjen e bombave në zyrat e KQZ-së dhe frikësimin e popullatës në veriun e Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit M.M, A.V, D.P dhe M.V., në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Kollashinska”, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë kryer sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së KQZ-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas po të njëjtit njoftim, njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer, si pasojë e kësaj e kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar serioz për jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policorë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


MË SHUME NGA Lajme