18:33 / 13.12.2023
Trajnerit të Newcastle mund t`i duhet të mbështetet te Karius
Uran Krasniqi/RTKLive
Portieri gjerman Loris Karius mund të paraqitet për Newcastle United sonte në Champions League.
Trajneri Eddie Howe në një konferencë para ndeshjes ka thënë se gjendja fizike e Martin Dubravka është e paqartë.
Pa portierin e parë Nick Pope dhe pa Dubravka, Howe nuk mund të mbetet pa alternativë tjetër veçse të mbështetet te Karius në ndeshjen kundër Milanit, pas të cilës do të sqarohet situata e Grupit F, kush shkon në rrethin tjetër dhe kush mbaron garën.
Qëkur gaboi në finalen e Champions League të vitit 2018 kundër Real Madrid, ish-portieri i Liverpool është duke u përpjekur për rivendosjen e karrierës së tij në binarët e duhur.























