Ashtu siç pritej, City e Leipzig fitojnë dhe kalojnë grupin
BKT
Sport

Ashtu siç pritej, City e Leipzig fitojnë dhe kalojnë grupin

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City dhe Leipzig kanë fituar dhe kanë formalizuar kalimin në rrethin tjetër të Champions League, gjë që e kishin arritur edhe para ndeshjeve të sontme. 

Në Beograd skuadra angleze ka fituar me rezultat 2-3 nga Crvena Zvezda. 
Hamilton (19'), Bobb (62') dhe Phillips (85') kanë shënuar për ekipin e trajnerit Pep Guardiola. 
Hwang (76') dhe Katai (90+1') kanë shënuar për skuadrën serbe.
Ndërsa në "Red Bull Arena Leipzig" skuadra gjermane ka fituar 2-1 kundër Young Boys. 
Sesko (51') dhe  Forsberg (56') kanë shënuar për Leipzig. Golin e vetëm për zviceranët e ka realizuar Colley (53'). 
Pas të gjitha ndeshjeve, City kryeson tabelën e Grupit G me tetëmbëdhjetë pikë, në vendin e dytë gjendet Leipzig me dymbëdhjetë pikë, në vendin e tretë është Young Boys me katër pikë dhe në vendin e fundit gjendet Crvena Zvezda me vetëm një pikë.