Presidentja Osmani nesër u adresohet deputetëve
B. H. / RTKlive
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani do të ketë nesër një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancë plenare. Kjo seancë është paraparë të nisë në orën 11:00.
“Seanca plenare, ora: 11:00 - Rendi i ditës: Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkohë, nesër do të ketë edhe një seancë tjetër, e cila do të nisë në orën 14:30, e ku në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023, ku ndër të tjera do të jetë zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës; votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme; miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje; Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.























