09:02 / 15.12.2023
Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore
rtsh.al
Një vorbull ciklonike me origjinë nga rajonet e ftohta të Evropës veriore po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje bore dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në veriperëndim. Reshje shiu dhe bore në verilindje, juglindje deri në mesditë. Era do të fryjë me drejtim verilindje, me shpejtësi 10-15 m. në sek. në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 2/9°C,
- Zonat e ulëta 5/13°C,
- Zonat bregdetare 7/15°C.























