Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira, si dhe reshje bore
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira, si dhe reshje bore

rtsh.al

Fluksi i rrymave me origjinë Arktike ka përfshirë gadishullin e Ballkanit, ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në perëndim, reshje shiu dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje, me shpejtësi 10-15 m. në sekond, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -5/2°C,

- Zonat e ulëta       0/11°C,

- Zonat bregdetare 4/13°C.


MË SHUME NGA Shqipëri