Lirohet për qarkullim rruga për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë
BKT
Lajme

Lirohet për qarkullim rruga për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

D. Ramadani / RTK

Rruga për në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore. Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruese të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, ka theksuar Veseli.

Ai tutje ka bërë më dije se Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

Bora mbyll rrugën drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura të borës është mbyllur për qarkullim rruga drejt qendrës së skijimit në Brezovicë.

"Për shkak të rreshjeve të dendura të borës që e kanë mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërsisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve", ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas njoftimit policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin.

Po ashtu, policia bën me dije se nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit të Brezovicës është njoftuar se sot nuk ka kushte për skijim.


MË SHUME NGA Lajme