Rama uron Papa Franceskun në 87-vjetorin e lindjes
ATSH
Kryeministri Edi Rama uroi sot Papa Françeskun në 87-vjetorin e lindjes.
“Edhe 100”, shkruan Kryeministri në urimin e tij drejtuar Papa Franceskut.
Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë në 7 shtator 1991.
Kjo ishte pjesë e proceseve demokratizuese në vend dhe hapja e Shqipërisë ndaj Perëndimit.
Afrimi me Vatikanin ishte mjaft i rëndësishëm edhe për faktin se prekte një pikë të ndjeshme tek shqiptarët, atë të ushtrimit të lirë të besimit fetar në Shqipëri.
Këtë ngjarje e paraprinë ndryshimet në Kodin Penal për heqjen e dënimit për ushtrimin e besimit fetar dhe lejimin e hapjes së institucioneve fetare në Shqipëri në 1990. Selia e Shenjtë i ndoqi me vëmendje këto zhvillime në Shqipërinë e asaj kohe dhe po inkurajonte çdo përpjekje të Perëndimit për hapjen e vendit me botën e qytetëruar.
Në të vërtet, marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme që para periudhës së komunizmit. Por qeveria komuniste e Tiranës ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin me dëbimin si person të “padëshirueshëm” të Delegatit Apostolik Imzot Leone Nigris, më 24 maj të vitit 1945. Kujtojmë se Delegati Apostolik imzot Nigris ishte në Shqipëri si Përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë Episkopatit shqiptar që nga viti 1938.























