Real Madrid fiton dhe nuk i ndahet Gironas 
BKT
Sport

Real Madrid fiton dhe nuk i ndahet Gironas 

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid nuk po e lëshon këmbësh Gironan. Me fitoren e sontme kundër Villarreal i ka dalur para një pikë dhe tabela mund të ndryshohet nesër kur Girona ndeshet me Alaves. 

Ndeshja e zhvilluar në "Estadio Santiago Bernabeu" është mbyllur me shifrat 4-1. 
Bellingham (25'), Rodrygo (37'), Diaz (64') e Modric (68') kanë shënuar për madrilenët. 

Golin e nderit për mysafirët e ka realizuar Morales. 

Kësisoji pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka rimarrë kreun e tabelës me dyzet e një pikë, një më shumë se sa Girona.