Një dhuratë fëmijët në nevojë, nis fushata humanitare e RTK Radios
RTKlive
RTK Radio filloi sot aktivitetin humanitar “Bashkë për fëmijët”, i cili ka për qëllim të mbështesë dhe gëzoj֝ë fëmijët më të cenueshëm të shoqërisë me rastin e festës së Vitit të Ri.
Ky aksion, që organizohet për herë të parë nga RTK Radio, ka gjetur mbështetjen e Komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe do të shërbejë për promovimin e vlerave të bamirësisë në dobi të komunitetit përkatësisht grupeve të margjinalizuara si dhe të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Për këtë qëllim, në oborrin e RTK-Radios, është vendosur një shtëpizë druri e dekoruar, ku çdo ditë prej orës 09:00-18:00 do të grumbullohen dhurata tradicionale për Vitin e Ri dhe lodra.
Nga databaza e ofruar nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, bashkë janë identifikuar kategoritë e fëmijëve më të cënueshëm dhe në nevojë nga e gjithë Kosova, të cilët janë të strehuar në komunën e Prishtinës, ndërsa për fëmijët të cilët po trajtohen me kemoterapi në repartin e Onkologjisë në QKUK, në konsultim me përgjegjësit e këtij reparti është rekomanduar që t'u dhurohen vetëm "Lodra".
Kampanja do të zgjasë 12 ditë përkatësht prej 18 dhjetor deri më 29 dhjetor.
























