22:23 / 18.12.2023
Zgjedhjet në Serbi, reagon Berlini zyrtar
RTK
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën të dielën më 17 dhjetor.
Ato zgjedhje parlamentare i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por ODIHR që vepron në rajonin e OSBE, ka evidentuar një mori shkeljesh.
Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.
"Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim.























