IKD: Anëtari jo-prokuror i KPK-së, në kundërshtim me ligjin
BKT
Lajme

IKD: Anëtari jo-prokuror i KPK-së, në kundërshtim me ligjin

F.Sertolli / RTKlive

Ndonëse një ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Komisioni i Venecias e ka përkrahur rritjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Komisioni i Venecias ka kundërshtuar rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

“Komision i Venecias ku theksohet se rritja e anëtarëve në këtë këshill është jashtë asaj se çfarë ka planifikuar Ministria e Drejtësisë, për reformën e filluar. Në një vend si Kosova që ka 200 prokurorë dhe një rritje kaq e madhe në komision, nuk do të ishte e arsyeshme dhe do të paraqiste politizim të këtij këshilli”, tha Makshana në ‘Info Plus’ të RTK-së.

Ai tha se vlerësimet e Komisionit të Venecias janë në përputhje me qëndrimet e IKD-së, por jo edhe të Ministrisë së Drejtësisë.

“Që në start kur IKD ka parë projektligjin në ministri, kemi reaguar duke e cilësuar në kundërshtim me strategjinë për sundimin e ligjit, Kushtetutën e Kosovës dhe opinionet e Komisionit të Venecias. Dhe nëse shihet sot opinioni i Komisionit të Venecias është në përputhje më qëndrimet tona”, tha ai.

Sipas tij, komisioni i Venecias thotë që nuk duhet të ketë rritje në Këshillin Prokurorial njëjtë sikurse IKD-ja.

“Anëtarët jo-prokuror nuk duhet të jenë në këtë komision, sepse e bllokojnë komisionin e aq më tepër anëtari i 12 të mos jetë prokuror, siç e ka parapara Ministria e Drejtësisë. Këtë e tha edhe Komisioni i Venecias që mund të krijohet politizim i këtij këshilli dhe bllokadën e Këshillit Prokurarial nëse lejohet të arrihet kuorumi me anëtarin e 12 jo-prokuror”, tha Makshana.


MË SHUME NGA Lajme