23:33 / 19.12.2023
Peleshi: Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq
ATSH
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton përmes rrjeteve sociale se ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave, shefave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të 43 vendeve të NATO-s dhe BE, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd J. Austin III.
Ministri Peleshi shkruan se “Shqipëria i bashkohet zërit të aleatëve, dënojmë me forcë sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq! Këto sulme janë të papranueshme. Mbështesim lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare dhe denoncon çdo akt që kërcënon paqen dhe sigurinë globale”, thekson Peleshi.























