Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira në mesditë
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira në mesditë

rtsh.al

Anticikloni subtropikal vijon të dominojë Evropën perëndimore i shtrirë deri në pjesën e Evropës Verilindore duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim të jugut, me shpejtësi 7 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     2/11°C,

- Zonat e ulëta      6/17°C,

- Zonat bregdetare 10/17°C.

 


MË SHUME NGA Shqipëri