18:01 / 21.12.2023
Kapiteni i Luton lirohet nga spitali pas arrestit kardiak në fushë
Uran Krasniqi / RTKLive
Kapiteni i Luton Town, Tom Lockyer është liruar nga spitali pasi pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth fundjavën e kaluar, ka njoftuar të enjten klubi anglez.
"Pas asaj që ka ndodhur kapiteni ynë Tom Lockyer tashmë ka filluar një periudhë rehabilitimi në shtëpi", ka thënë Luton përmes një deklarate.
Ndeshja e cila është ndërprerë pritet të riluahet sërish e plotë.
Në tabelën e kryesuar nga Arsenl, Luton që aktualisht gjendet në pozitën e tetëmbëdhjetë pret të shtunën skuadrën e Newcastle United, që momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë.























