FSHF kundërshton Superligën Evropiane
BKT
Sport

FSHF kundërshton Superligën Evropiane

Uran Krasniqi / RTKLive

Federata Shqiptare e Futbollit ka kundërshtuar idenë e Superligës Evropiane.

Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.

"E ashtuquajtura "Super League" dëmton gjithë ekosistemin e futbollit evropian!  Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: "Nuk ka vend për asnjë lloj 'Super League' në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë"", ka shkruar FSHF në një reagim. "Meritojeni në fushë".