19:50 / 21.12.2023
Osmani për sulmin në Pragë: Jemi me familjet e viktimave
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është me familjet e viktimave që të enjten u vranë nga një sulm me armë në një universitet të Pragës.
Osmani ka shkruar në rrjetin social X se në këto momente pikëlluese, Kosova solidarizohet me qytetarët e Çekisë.
“Jemi me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që u përfshinë nga sulmi i tmerrshëm masiv në Pragë sot. Në këto momente pikëlluese, Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës dhe me miqtë e aleatët tanë çekë”, ka thënë Osmani.
























