Real Madrid fiton dhe rimerr kreun
BKT
Sport

Real Madrid fiton dhe rimerr kreun

Uran Krasniqi / RTKLive

Deportivo Alaves nuk ka mundur ta shfrytëzojë terrenin vendas në favorine  vet për të nxjerrë pikë kundër Real Madridit. 

Skuadra e trajnerit Carlo Anceloti ka arriitur të marrë pikët e plota në çastet e fundit të ndeshjes. 
Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1. 
Ka qenë Vazquez ai që ka shënuar golin e vetëm në kohën shtesë. 
Madrilenët nga minuta e pesëdhjetë e pestë kanë luajtur me dhjetë lojtarë, pasi Nacho është nxjerrë jashtë me karton të kuq. 
Pas kësaj fitore Real Madrid rimerr kryesimin e tabelës së La Liga, me dyzet e pesë pikë. Po aq pikë ka edhe Girona në vendin e dytë, e cila në ndeshjen e sotme me Real Betis ka luajtur baras 1-1.