Ngjarjet e datës 22 dhjetor
RTKlive
Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me ceremoni shtetërore. Më pas të dy do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Zyra e presidentes, ”, Prishtinë, ora 10:00.
Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin Drejtësia Sociale për rom, ashkali dhe egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizon diskutimin “Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel “Sirius” salla “Ariga”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 239-të. (Prokuroria Speciale, Prishtinë, ora 10:00).
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizikë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestojnë para Rektoratit të UP “Hasan Prishtina” për paga. (Ora 10:00-11:00).
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sërish për rikthimin e punonjësve të sigurimit fizik në kuadër të kompanisë. (Para objektit të KEK-ut, ora 11:00).
Instituti “Octopus” organizon konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit).
Komisioni për Legjislacion shqyrton Planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 14:00).
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton raportin vjetor 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00).























