Zbardhja e fatit të personave të pagjetur, Gara: Serbia nuk po bashkëpunon
BKT
Lajme

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur, Gara: Serbia nuk po bashkëpunon

E. Hoti / RTKlive

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka prezantuar sot raportin vjetor për vitin 2023. Kryetari i këtij Komisioni,  Kushtrim Gara tha se çështja e personave të zhdukur është trajtuar si çështje me prioritet  të veçantë, teksa sfidë mbetet qasja poetizuese e institucioneve të Serbisë karshi këtij procesi.

Gara ka përmendur si sfida kryesore mungesën e informacionit të besueshëm, por edhe angazhimin në adresimin për të identifikuar mbetjet mortore që mbesin të paidentifikuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Tek sfida e parë që po përcjell punën e Komisionit jo vetëm këtë vit, por edhe vitet paraprake është çështja e mungesës së informacioneve të besueshme. Kjo sfidë ndërlidhet me mungesën e gatishmërisë së palës serbe për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, në kuptim të ofrimit të të dhënave nga arkivat e tyre”, tha ai në një intervistë në “Info Plus” të RTK-së.

Pavarësisht kësaj qasje politizuese të institucioneve të Serbisë kundër këtij procesi , Gara tha se si Komision Qeveritar i Kosovës kanë bërë përpjekje maksimale në kuptim të adresimit të çdo informate që kanë siguruar.

“Në këtë frymë edhe në vitin 2023 Komisioni Qeveritar i Kosovës mbetet shembull në trajtimin e çdo informate që do të mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”, tha ai.

Ai theksoi se nga gërmimet në 15 lokacione, nëntë prej tyre kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të paktën të 20 personave viktima të luftës.

“Janë të paktën 15 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues dhe ajo që është karakteristike pjesa më e madhe e këtyre lokacioneve kanë rezultuar me rezultate pozitive në gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme