17:58 / 23.12.2023
Tottenham me mund triumfon ndaj Evertonit
F.Bytyqi /RTKLive
Tottenham ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Spurs morën pikët e plota me rezultat 2:1, me mysafirët që ishin shumë afër ta barazonin në kohën shtesë.
Richarlison shënoi pas një asistimi të Johnson për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit pas nëntë minutave lojë.
Ndërsa, ishte kapiteni Heung-min Son që dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer (18’).
Everton dha shenja ‘jete’ shumë vonë. Fillimisht në minutën e 82-të, Angel Gomes ngushtoi epërsinë.
Ndërsa në kohën shtesë, Danjuma kishte dy raste shënimi por që s’i finalizoi.
Tottenham tani renditet në pozitën e katërt me 36 pikë derisa Everton zë pozitën e 16-të me 16 sosh.























