Serbia lejon për qarkullim në territorin e saj automjetet me targa RKS
BKT
Lajme

Serbia lejon për qarkullim në territorin e saj automjetet me targa RKS

Sh.Ç /RTKlive

Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS. Ky vendim hyn në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve nga Kosova për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes.

“Kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar ai.

Vendim, sipas tij, hyn në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024.

"Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq është shprehur se është marrë edhe një vendim tjetër detyrues siç specifikon ”që të mos kalohen vija të kuqe në dialog” me Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme