Haradinaj: Prokuroria të hetojë nga po merren parat për sondazhe
BKT
Lajme

Haradinaj: Prokuroria të hetojë nga po merren parat për sondazhe

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook, se ka shtrenjtim enorm të rrymës dhe artikujve elementarë ushqimorë. Sipas tij, kostoja e jetesës është e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre.

“Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, sot që është ditë feste e që do të duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira për mirëqenien e popullatës që është në zgrip të ekzistencës, kemi luftë sondazhesh e propagandash.

“Nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme