Shtyhet për nesër seanca për Berishën
RTKlive
(E plot%suar) Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha u shty për nesër, në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë.
Ish-kryeministri nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme, por dërgoi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që e akuzojnë për njëanshmëri.
Dy avokatët dorëzuan disa prova dhe një dokument që tregon fakte për shkarkimin e Irena Gjokës në shkurt të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtorisë, që në atë kohë drejtohej nga Berisha.
Gjykata e Posaçme vendos sot për Sali Berishën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga Gjykata e Posaçme SPAK një masë më e forte sigurie, ajo e arrestit.
Seanca e sotme në GJKKO mendohet se do të zgjasë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.
Sali Berisha po hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në kërkesën drejtuar GJKKO, SPAK-u kërkon masë më të rëndë për Berishën.
Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK.























