10 milionë turistë të huaj në Shqipëri, Rama: Arritje fantastike
BKT
Shqipëri

10 milionë turistë të huaj në Shqipëri, Rama: Arritje fantastike

Sh.Ç /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se së bashku me Krishtlindjen, ka kaluar edhe numri 10 milionë turistë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë 2023-shit. Kështu përmbushet qëllimi i qeverisë për hyrjen në Shqipëri të turistit të 10 milionët.

Kryeministri Rama e ka konsideruar këtë shifër, si një arritje të paimagjinueshme deri pak vite më parë.

“LAJM I BUKUR. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

 


MË SHUME NGA Shqipëri