Rama: Del drita në tunelin e Murrizit, vepër sfiduese
BKT
Shqipëri

Rama: Del drita në tunelin e Murrizit, vepër sfiduese

RTKlive/ATSH

Tuneli i Murrizit, një segment i rëndësishëm e Rrugës së Arbërit, pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier sfidues, ku dje u bashkuan dy anët e tunelit.

“Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit”, tha ai. Kryeministri theksoi se “ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024”.

Gjatësia e tunelit kryesor është 3789 metra, ndërsa e tunelit ndihmës 3791 metra. Tuneli kryesor ka një lartësi prej 6.8 metrash.


MË SHUME NGA Shqipëri