Qeveria lehtëson procesin e marrjes së shtetësisë së Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për sivjet, është miratuar Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky Projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve tona të shtetësisë.
Kurti është shprehur se ky ligj, në veçanti lehtëson fitimin e shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tka thënë se synohet rritja e efikasitetit, transparencës, sigurisë dhe proceseve për shtetësinë.
Sveçla ka thënë se ligji përcakton kritere të qarta për marrjen, mbajtjen dhe heqjen e shtetësisë, dhe përcakton një qasje të shkallëzuar për marrje të shtetësisë në përputhje me interesat tona kombëtare dhe objektivat e sigurisë.
“Në kohën e rritjes së lëvizshmërisë ky ligj afirmon të drejtën për shtetësi të shumëfishtë dhe si prioritet adreson nevojën e kahershme për lehtësimin e kritereve për përfitimin e shtetësisë edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar ai.























