Ngrihet aktakuzë kundër një personi për rastin e Oliver Ivanoviqit
BKT
Lajme

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për rastin e Oliver Ivanoviqit

B. H. | RTKlive

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehuri me inicialet M.M.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur kundër të pandehurit për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale  “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes, duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.


MË SHUME NGA Lajme