Trippier flet për krizën e Newcastle: Champions Leagu ishte sfidë
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi i Newcastle United, Kieran Trippier ka thënë se në ndeshjet e fundit skuadra nuk ka arritur të performojë në nivelin e para dusa mujave.
Të martën në "St James' Park" Newcastle, që në tabelen e kryesuar nga Liverpool gjendet në vendin e tetë, është mposhtur me rezultat 3-1 nga Nottingham Forest, që është në pozitën e gjashtëmbëdhjetë.
Futbollisti i Kombëtares angleze ka dhënë mendimin e tij për rënien.
"Ka shumë ndeshje dhe të qenit në Evropë ka qenë një sfidë për klubin. Shumica e lojtarëve nuk janë mësuar të luajnë në Champions League dhe kjo ka qenë një sfidë për ekipin", është shprehur ai. “Ne kemi pasur shumë lëndime, djemtë kanë dhënë gjithçka dhe kanë punuar shumë për njëri-tjetrin, por ne duhet ta nisim fuqishëm gjysmën e dytë të sezonit".
Sipas tij, Newcastle do të rikthehet.
“Ekipet kalojnë gjithmonë momente të vështira dhe ne po kalojmë një të tillë tani, por futbolli ndryshon shpejt dhe me siguri kjo skuadër do të rikthehet”, ka thënë Trippier.























