Sigal Prishtina mposht Proton Cable Prizrenin, Trepça fiton nga Istogu
BKT
Sport

Sigal Prishtina mposht Proton Cable Prizrenin, Trepça fiton nga Istogu

Uran Krasniqi / RTKLive

Sigal Prishtina në një sfidë dramatike kanë mundur Proton Cable Prizrenin në kuadër të javës së 15-të të Prince Caffe Superligës. Gjithashtu edhe Trepça ka shënuar fitoren e radhës duke mundur Istogun.

Takimi në Prishtinë është mbyllur me rezultat  74:71 (17:18, 24:20, 10:14, 23:19), kurse ai në Istog 65:106 (10:31, 24:16, 15:26, 16:33).

Te Sigal Prishtina u dalluan Malcolm Armstead me 21 pikë e shtatë asistime dhe Fisnik Rugova me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Isaiah Kelly me 30 pikë e 16 kërcime.

Në ndeshjen tjetër, te Istogu u dalluan Tyres Prince me 21 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Desmond Halloëay me 19 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Darnell Edge me 17 pikë e 14 asistime, Jordy Tshimanga me 22 pikë e 13 kërcime dhe Erjon Kastrati me 16 pikë e tri kërcime.