19:41 / 28.12.2023
Rapid zyrtarizon transferimin e Krasniqit
Uran Krasniqi/RTKLive
Ermal Krasniqi nuk është më futbollist i CFR Cluj. Ai nga tash e tutje do ta veshë fanellën e Rapid Bucuresti.
Klubi rumun ka njoftuar se me kosovarin ka ka nënshkruar kontratë për dy sezone po me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
“Jam i lumtur që arritëm në Rapid, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë atmosfera në Giule ionti dhe uroj që së bashku të luftojmë për titullin”, është shprehur ai.
Para disa ditësh Rapid kishte transferuar edhe Florent Hasanin nga Tirana, ndërsa më herët e kishte bindur edhe Albin Rrahmanin.























