Haxhiu: Isufaj të përgjigjet, pse u tërhoq urdhëarresti ndaj Radoiçiqit
BKT
Lajme

Haxhiu: Isufaj të përgjigjet, pse u tërhoq urdhëarresti ndaj Radoiçiqit

E. Hoti / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sërish ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Në reagimin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për Milan Radojçiqin.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Isufaj të premten ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit në vitin 2021.


MË SHUME NGA Lajme