19:11 / 30.12.2023
City pa problem fiton nga Sheffield United
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City është ngjitur në 40 pikë në premier League pasi ka mposhtur Sheffield United 2-0.
Skuadra e Pep Guardiolas e nisi ndeshjen shumë mirë, duke shënuar që në start.
Në minutën e 14-të, ishte Rodri që shënoi për 1-0.
Edhe me të filluar pjesa e dytë, qytetarët shënuan edhe një herë, për të siguruar fitoren.
Phil Foden asistoi te Julian Alvarez i cili shënoi për 2-0.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Liverpool dhe Aston Villa që prijnë në renditjen tabelare.
Në anën tjetër, Sheffield United mbetet i fundit në tabelë me nëntë pikë pas 20 ndeshjeve.























