RTK me program të pasur festiv
Ardiana Gashi /RTK
Viti i Ri për kosovarët sivjet do të jetë krejt ndryshe nga të tjerët, pasi ndërrimi i moteve që ka mbetur edhe pak orë, vjen me dritën e gjelbër të liberalizimit. E kësaj feste i është bashkuar edhe Radio Televizioni i Kosovës, i cili sivjet sjellë një program shumë të pasur e të larmishëm për shikuesit.
RTK ka përgatitur program të pasur për ditën dhe mbrëmjen e fundit të 31 dhjetorit, por edhe të 1 e 2 janarit.
Festa në RTK fillon nesër që me programin “Mirëmëngjesi Kosovë”, e për të vazhduar me program special, që do t'i kushtohet fillimit të lëvizjes së lirë të kosovarëve në zonën Schengen, pastaj programit festiv të pasdites, me lidhje direkte e me mysafirë të ftuar.
Kurse në mbrëmje, programi festiv është përgatitur të jetë i pranishëm, por edhe i pranueshëm për çdo familje në Kosovë dhe diasporë.























