Krasniqi emërohet e Dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë lufës
BKT
Lajme

Krasniqi emërohet e Dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë lufës

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Vasfije Krasniqin si të dërguar të posaçme të Presidencës në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës.

Në një postim në rrjetin social X, Osmani tha se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Kam emëruar Vasfije Krasniqin si e Dërguar e Posaçme Presidenciale lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të amplifikojë zërat e të mbijetuarve në botë”,  ka shkruar Osmani.

Kujtojmë që Vasfije Krasniqi është e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe e para që publikisht ka rrëfyer se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.


MË SHUME NGA Lajme