Dita e fundit me regjim vizash, kryeministri nesër u adresohet qytetarëve
BKT
Lajme

Dita e fundit me regjim vizash, kryeministri nesër u adresohet qytetarëve

M.Sh/RTKlive

Kjo është dita e fundit e vitit 2023, e njëkohësisht e fundit me regjim vizash për qytetarët e Kosovës. Ndërsa nga nesër me 1 janar 2024, ndezët drita e gjelbër e udhëtimit pa viza në zonën Shengen.

E për ditën e parë pa viza, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin "Adem Jashari" në Terminalin kryesor në ora 10:00.


MË SHUME NGA Lajme