Osmani viziton QKUK-në, kërkon vazhdimin e investimeve në shëndetësi
BKT
Lajme

Osmani viziton QKUK-në, kërkon vazhdimin e investimeve në shëndetësi

M.Sh/RTKLive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në prag të Vitit të Ri, ka vizituar Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Osmani më këtë rast kërkon kushte më të mira për stafin mjekësor.

Presidentja tha se puna e stafit mjekësor ndaj shëndetit të pacientëve edhe në kohë të ndërrimit të moteve, larg familjeve të tyre, tregon përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Gjatë vizitës, Osmani u informua për punën e tyre përgjatë këtij viti, si dhe për sfidat me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin e të gjithë stafit në këto klinika, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.Tutje, Osmani nënvizoi nevojën për vazhdimin e investimeve në sektorin e shëndetësisë, për të siguruar kushte më të mira pune për mjekët dhe shërbime më cilësore për pacientët, me ç’rast konfirmoi mbështetjen e plotë dhe përkushtimin për vazhdim të bashkëpunimit edhe me partnerë të shumtë në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ju ka uruar të gjithë profesionistëve shëndetësor mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2024.


MË SHUME NGA Lajme