22:55 / 01.01.2024
Liverpool fiton ndeshjen e zjarrtë ndaj Newcastle
B.H. /RTKlive
Skuadra e Liverpoolit mposhti Newcastle Unitedit (4-2) në shtëpi në ndeshjen e parë për të dyja skuadrat në vitin 2024 dhe kështu shkon në pushimin e Vitit të Ri si lider në Premier League angleze.
Ndeshja ishte një festë e vërtetë golash, edhepse në pjesën e parë rrjetat ishin të qeta, derisa në pjesën e dytë u shënuan gjashtë gola.
Një përballje kjo tepër emocionuese ku u bë protagonist edhe VAR-i me dy gola të anuluara si dhe në minutën e 22-të, Salah shpërdoroi një 11-metërsh. Gjithsesi ai e korigjoi shënjestrën në vijim duke realizuar dy gola në minutat 49 dhe 86-të, ndërkohë që Xhons dhe Gakpo ishin autorët e dy golave të tjerë për Liverpoolin. Për Newcastle shënuan Isak dhe Botman në minutat 54 dhe 81.























