Moti sot në Shqipëri, i vranët dhe me reshje shiu në veri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, i vranët dhe me reshje shiu në veri

rtsh.al

Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po ndikojnë pellgun e Mesdheut duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Mbi Shqipërinë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga  reshje shiu lokale në zonën veriore në mesditë, zona qendrore dhe lindore me vranësira dhe kthjellime të pakta.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore      4/11°C

Zonat e ulëta      8/15°C

Zonat bregdetare 10/16°C


MË SHUME NGA Shqipëri