Ardian Limani largohet nga Shkëndija
BKT
Sport

Ardian Limani largohet nga Shkëndija

Uran Krasniqi/RTKLive

Ardian Limani dhe Shkëndija e Tetovës kanë ndarë rrugët, ka njoftuar klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Limani i ishte bashkuar Shkëndijës nga Drita e Gjilanit. 

"Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus. Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme", ka njoftuar klubi tetovar.  "Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme".