Kolona të gjata automjetesh në Merdarë, pritjet deri në tri orë
N.M. /RTKlive
(E plotësuar) Pritjet e mërgimtarëve tanë për të dalë nga Kosova, mesditën e sotme, kanë filluar të jenë gjithnjë e më të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje mesditën e sotme ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet zgjasin deri në 180 minuta dhe kolona e makinave është nga 1800 deri në 2 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 180 minuta, në kolonë rreth 500 metra, raporton RTKlive.
Pritje ka edhe në pikën tjetër me Serbinë, te Dheu i Bardhë - Hapje e re Kapi dhe Muqibabë, pritjet kanë zgjatë 15 deri në 10 minuta.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.

Deri në 90 minuta pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Pritjet e mërgimtarëve tanë për të dalë nga Kosova, mëngjesin e sotëm, kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet zgjasin deri në 90 minuta dhe kolona e makinave është rreth 700 metra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 15 minuta, në kolonë rreth 100 metra, raporton RTKlive.
Pritje ka edhe në pikën tjetër me Serbinë, Muqibabë, ajo zgjatë 10 minuta. Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.
























