12:43 / 04.01.2024
Arrin në Shqipëri anija e forcave detare të SHBA-së
M.P. / RTKlive
Ka mbërritur në portin e Durrësit anija e forcave detare të Shteteve të Bashkuara, e cila do të qëndroj për vizitën një javore.
Ardhja e saj është cilësuar si fuqi e partneritetit të dy shteteve.
“Vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Europë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të përjetojnë kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO”, njofton Ambasada Amerikane në Shqipëri.
























