Më pak pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Sh.Ç /RTKlive
(E plotësuar, ora 11:14) Shkurtohet koha e pritjeve në pikën e kufitare në Mardarë, si dhe te Dheu i Bardhë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 11 e 11 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, pritjet zgjasin deri në dy orë dhe kolona e makinave është 1.2 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin mbi një orë, në kolonë rreth 400 metra, raporton RTKlive.
Fluksi i mërgimtarëve, 5 orë pritje në Merdarë, mbi 2 orë te Dheu i Bardhë
(E plotësuar, ora 8:40) Zgjaten pritjet në pikën e kalimit te Dheu i Bardhë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 8 e 31 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 140 minuta (2 orë e 20 minuta), në kolonë rreth 1300 metra, e në Jarinje deri në 1 orë e gjysmë, raporton RTKlive.
Fluksi i mërgimtarëve, pesë orë pritje në Merdarë
(E plotësuar, ora 7:00) Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 6 e 56 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 60 minuta (një orë), në kolonë rreth 500 metra, raporton RTKlive.
Fluksi i mërgimtarëve, pesë orë pritje në Merdarë
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 1 e 46 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 130 minuta (mbi dy orë), në kolonë rreth 500 metra, raporton RTKlive.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 15 minuta.























